5 maj 2015 – Një tjetër anije është mbytur në detin Mesdhe në jug të Siçilisë, ku mendohet të kenë humbur jetën disa dhjetra persona.

 

Grupi i ndihmave “Save the Children”, thotë se të mbijetuarit raportuan se shumë njerëz ranë në det, ndërkohë që po vinte një barkë shpëtimi.

 

Sipas përfaqësueses së këtij grupi, mbytja e fundit mendohet të ketë ndodhur të dielën më 3 maj, por nuk dihet numri i saktë i të vdekurve.

 

“Të mbijetuarit thanë se ishin 137 persona në një varkë që ose u mbyt ose shpërtheu, nuk është e qartë, dhe se disa prej tyre ranë në det. Disa thonë që vdiqën rreth 40 persona, të tjerë thonë që vdiqën më shumë”, tha Giovanna Bendetto.

 

Këtë vit, kanë humbur jetën rreth 1750 persona, në përpjekje për të kaluar ilegalisht detin Mesdhe.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/