Një video e një djali që masakronte qenin e tij me sëpatë pak muaj më parë në Kuçovë, tronditi opinionin publik.
Por ndërsa veprimi mizor i adoleshentit u dënua nga mbarë opinioni publik, masakrimi i kafshëve në vendin tonë vazhdon dhe nuk ka ligj që t'i ndalojë agresorët.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme pranë fshatit Sevaster, në Vlorë.
Një foto e dërguar pranë redaksisë së JOQ.al tregon se si një qen është varur me litar në një pemë.
Qytetari shkruan:
"Masakër ndaj kafshës në Sevastër, Vlorë. Foton e bëra unë. Po kaloja rrugës dhe ai ishte i varur aty."
Abuzuesi i cili e ka varur kafshën e gjorë, është treguar aq gjakftohtë sa ta lerë aty, si vepër që duhet përshëndetur nga kalimtarët.





