Nje tjeter ngjarje e rende eshte regjistruar ne Lushnje, ku nje 51-vjeçar eshte vene ne pranga, pasi akuzohet per veprime te turpshme me nje te mitur vetem 12-vjeçare.
Sipas policise, ne pranga eshte vene shtetasi A. B., 51 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 12-vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 51 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 12-vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vepra të turpshme””,– njofton policia.
Më herët u njoftua një ngjarje e rëndë në Pogradec. Për një muaj rresht, një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një 46-vjeçar me inicialet B.B. 46-vjeçari u arrestua nga policia.





