Pas Rovena Gashit, ndaj Kryeprokurores së Përgjithëshme të Përkohshme është ngritur një tjetër padi nga sh-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina, njëkohësisht bashkëshorti i Gashit.

Gina ka depozituar këtë të mërkurë kallëzim penal ndaj Kryeprokurores Marku, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku e akuzon Markun për shpërdorim detyre, pasi sipas tij, vendimi i saj për ta larguar nga posti që mbante është i jashtëligjshëm.

Padia ndaj Markut, vjen një ditë pasi ajo e largoi Ginën nga posti i Kryeprokurorit të Elbasanit, ku ai ishte i komanduar.