Një tjetër peshkatar dyshohet se është mbytur në liqenin e Pogradecit, pas dy viktimave të shënuar në ditë e fundit të 2018-ës.

Këtë herë bëhet fjalë për Gëzim Seitllarin, i cili ka dalë që në datën 31 për të peshkuar në orët e para të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

Familjarët kanë njoftuar policinë por vetëm dje në mbrëmje ka dalë një skaf për të kërkuar, ku ka gjetur vetëm varkën.

Prej mëngjesit të sotëm të gjithë miqtë e tij peshkatarë kanë dalë në liqen për ta gjetur por pa rezultat, ndërsa nga Tirana janë nisur polumbarë për të bërë kërkime.