Pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Porto-Romano nga studentët e UAMD-së dhe banorët e zonës, një tjetër protestë po zhvillohet paraditen e kësaj të shtune.

Janë banorët e Sukthit, të cilët protestojnë sot për ndotjen mjedisore që vjen si pasojë e djegies së plehrave në zonë.

“Fëmijët shkojnë spitaleve, e s’kanë ç’tu bëjnë as në spitale për shkak të këtij pluhuri e bloze që kanë shkaktuar, sepse djegin mbeturinat”, thotë një banor protestues.

Ata shprehen se janë ngritur në protestë edhe herë të tjera, por sërish vijon të mbetet e njëjta problematikë, duke jetuar mes pluhurit edhe brenda ambienteve të shtëpisë.