Nis grumbullimi i protestuesve përballë Ministrisë së Brendshme. Me pankarta në duar ata kanë nisur të aktivizohen për protestën e paralajmëruar në orën 18:00. Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për t’iu paraprirë çdo situatë të mundshme.
Në kryeministri do të stacionohen dhe autoblinda të policisë. Në terren ditën e sotme të angazhuar në ruajtjen e sigurisë sot në protestë do të jenë 800 punonjës policie, ndërsa tubimi do të nisë nga Ministria e Brendshme. Mësohet se policët kanë marrë direktiva të qarta që të mos bien pre e provokimeve në protestë, ndërsa qytetarëve iu është bërë thirrje që të shmangin tubime të tilla, pasi është e ndaluar në këtë kohë pandemie.
Dje për 5 orë me radhë u mbajt një protestë, e cila u shoqërua me dhunë dhe përplasje. Irritimi dhe zemërimi qytetar për ngjarjen në fjalë u zbraz mbi institucionet e vendit, ku qindra të rinj që dolën në protestë nuk kursyen asgjë.





