Një tjetër rast ngacmimi seksual i të miturave është shënuar në Pogradec.
Një 59-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura, 14-vjeçare.
Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.h. 59 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.





