Një tjetër rast tragjik është shënuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të koronavriusit.
Mësohet se 32-vjeçarja me inicialet Q.S, nga Elbasani, ishte shtatzënë dhe mjekët janë detyruar që të bëjnë “prerje çezariane” për të mbajtur fëmijën në jetë, por fatkeqësisht e reja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të përkeqësimit të shëndetit nga Covid.
Po ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndërroi jetë një 17-vjeçar po nga Elbasani, i cili nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor, por sëmundja kishte agravuar në 100% të mushkërisë së tij duke i marrë jetën.
E gjithë familja e 17-vjeçarit po ashtu është e infektuar, por mësohet se nëna e tij ka lënë spitalin ndërsa babai ndodhet ende te Covid 2.