Lamine Yamal vendosi menjëherë një rekord, pa u shkelmuar topi i parë i kësaj finalje të Evropianit.

Në moshën 17-vjeçare e një ditë, Yamal është bërë futbollisti më i ri që starton në një finale të një Europiani ose Botërori.

Ai kështu ka thyer dhe rekordin e legjendës braziliane Pele, i cili në finalen e Botërorit të 1958 ishte titullar për Brazilin në moshën 17-vjeçare e 249 ditë.