Chelsea po planifikon të bëjë një tjetër revolucion në ekip gjatë verës.

I pari që do të largohet nga “Blutë e Londrës” do të jetë trajneri Mauricio Pochettino, shkruan shtypi britanik.

Humbja e thellë 5-0 në derbi nga Arsenal ishte goditja më e rëndë për trajnerin argjentinas, i cili i ka ditët e numëruara në “Stamford Bridge”.

Drejtuesit e klubit po kërkojnë një trajner të konfirmuar për të zëvendësuar ish-trajnerin e Tottenham dhe Paris Saint-Germain.

Ndërkohë, operacioni fshesa do të vazhdojë edhe me futbollistët.

Raheem Sterling do të jetë i pari që do të largohet nga Londra, njofton “The Telegraph”.

Gjithnjë sipas tabloidit, interesim për përfaqësuesin anglez kanë shfaqur klubet nga Arabia Saudite.