Pas 1 ton droge të kapur në Spanjë, policia italiane ka sekuestruar 2 ton në detin Adriatik, ndërsa në pranga ranë 4 shqiptarë.

Guardia Di Financa në një operacion të zhvilluar gjatë natës në afërsi të Salentos, përveç sasisë së madhe të hashashit, sekuestroi edhe një kallashnikov.

Mjeti lundrues nuk iu bind urdhërit të policisë për tu ndaluar, ndërsa ishte Guardia Di Financa e cila arriti ta ndalonte anijen.

Katër shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, do të mbrohen nga avokati Cosimo Rampino. Të tjera detaje pritet të dalin në dritë nga operacioni në fjalë.