Sherret për motive të dobëta apo konfliktet e çastit që degjenerojnë deri në dhunë fizike nuk kanë të ndalur në Durrës.

Pas atij të regjistruar në zonën e plazhit ku dy gra u zunë për një vend parkimi dhe sherri degjeneroi më pas deri në përfshirjen në rrahje të familjarëve të grave dhe shkatërrimin e makinës “shkaktare” të sherrit, një tjetër konflikt është regjistruar në Rrashbull.

Dy banorë të kësaj njësie administrative, pjesë e bashkisë së madhe të Durrësit, janë zënë me njëri tjetrin, madje njëri prej tyre ka shkuar deri në përdorimin e grushteve. Për pasojë, një i ri ka mbetur i lënduar.

“Më datë 29.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Xh.S., vjeç 56, banues në Rrashbull, pasi në Rrashbull, ka goditur me grusht, shtetasin S.J., vjeç 33, banues në Rrashbull. Neni 90 i Kodit Penal”, njofton komisariati i policisë Durrës.