Një tjetër shpërthim ka goditur sërish Turqinë mëngjesin e sotëm.
Të paktën 7 ushtarakë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që goditi një autokolonë ushtarake në juglindje të Turqisë, në një autostradë që lidh Dijabarkirin me Bingolin.
Ky është sulmi i dytë brenda dy ditëve në Turqi, pas atij që ndodhi në Ankara pasditen e djeshme.
Sulmi në Ankara la 28 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur. Një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një bazë ushtarake.