Një punëtor 51-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së hënës në një aksident të tmerrshëm në vendin e punës në Torino.
Shqiptari jetonte në Arcore. Drama ndodhi brenda impiantit të pastrimit të ujit në Corso Unità d’Italia ku 51-vjeçari Fatmir Isufi, punonjës i një kompanie vdiq i shtypur nga krahu i vinçit.
Përveç mjekëve me autoambulanca të shumta, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit e reparteve Centrale dhe Lingotto, karabinierët e njësisë lëvizëse dhe inspektorët e Spresalit të ASL Torino, përgjegjës për hetimin e ngjarjes.
Isufi ishte duke punuar në ndërtimin e strukturës për të mbajtur një rezervuar të ri pompimi kur diçka shkoi keq dhe krahu i vinçit i ra sipër. Në kantier ishte duke punuar edhe djali i viktimës, i cili ka mbetur i padëmtuar, por në gjendje shoku.