Kryeministri Edi Rama ka premtuar se qeveria do të mbështesë maksimalisht sportin në vend, duke nisur nga infrastruktura.Shumë stadiume janë në projekt për t’u rindërtuar, ku vlen të veçohet “Niko Dovana”.

Impianti durrsak është në gjendje të mirë, megjithatë në qytetin bregdetar kanë bërë gati projektin. “Albania Team” ka publikuar se si është konceptuar stadiumi i ri i sugjeruar nga investitor privat.

Do të ketë një kapacitet prej 12 mijë vendesh. Ndërkohë në sy bien edhe dy kulla të larta që do të ndërtohen në këtë stadium.