Kompani në të gjithë globin po raportojnë se janë goditur nga një sulm i madh kibernetik. Kompanitë ukrainase, përfshirë shpërndarësin shtetëror të gazit dhe aeroportin kryesor të Kievit, ishin të parat që raportuan problemin.
Disa ekspertë sugjerojnë se ky mund të jetë një sulm i ngjashëm me atë të “Wannacry”, që u regjistrua muajin e kaluar. Sipas ekspertëve, duket si një variant i një virusi që është shfaqur vitin e kaluar. Ai ishte përditësuar në fillim të vitit 2017 nga keqbërësit, kur disa aspekte u modifikuan.
Virusi quhej “Petya” dhe versioni i përditësuar “Petrwap”. Një agjenci qeveritare suedeze ka raportuar po ashtu se ka parë shenja të qarkullimit të “Petya”-s.
Probleme ka raportuar edhe Banka Qendrore e Ukrainës, prodhuesi i avionëve “Antonov” dhe dy shërbime postare. Prodhuesi rus i naftës “Rosneft” dhe kompania daneze e anijeve, “Maersk”, po ashtu thanë se ishin prekur, përfshirë zyrat e saj në Britani dhe Irlandë.
Mediet spanjolle raportojnë se zyrat e kompanive të mëdha shumëkombëshe, si gjiganti i ushqimit “Mondelez” dhe kompania ligjore “DLA Piper”, kanë pësuar sulme. Kompania franceze e materialeve të ndërtimit “St Gobain”, po ashtu ka rënë viktimë e sulmit.
Shumëkush po spekulon se bëhet fjalë për një sulm të ngjashëm me atë të virusit “Wannacry”, që goditi në maj. Ukraina duket se është goditur më rëndë, e sipas raporteve, edhe sistemi i metrosë në Kiev nuk po pranon më pagesat me karta, ndërsa disa stacione karburanti kanë ndalur aktivitetin.
Zëvendëskryeministri ukrainas ka postuar në Twitter një foto, ku duket se shihen sistemet qeveritare të prekura nga sulmi. Nën foto lexohet “Ta-daaa!”. Rrjeti ka rënë edhe në Sekretariatin e kabinetit të ministrave.
Tjetër sulm kibernetik global
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit