Dy tentativa vetëvrasjeje janë shënuar ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.
Një 95-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vrasë veten duke pirë helm bimësh.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së enjtes, në banesën e 95-vjeçarit me iniciale Sh.D.
Aktualisht ai ndodhet në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas veprimeve të para hetimore, dyshohet se shkak i aktit të vetëflijimit të të moshuarit ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.
Ndërkohë, një adoleshent i moshës 17 vjeç, tentoi të vrasë veten ditën e djeshme, duke u vetëhedhur nga mbikalimi i serave në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht edhe ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.





