Lëkundje tërmeti janë ndierë para pak minutash në Durrës. Sipas faqes së regjistrimit të tërmeteve, EMSC, tërmeti ka rënë në Maqedoni të Veriut dhe është ndjerë edhe në disa qytete të tjera në Shqipëri. 

 Epiqendra ka qenë në Maqedoninë e Veriut me magnitudë 4.9 në thellësi 10 km nën tokë. 

Nga tërmeti nuk ka dëme dhe as të lënduar. Gjatë gjithë ditës janë ndjerë lëkundje me epiqendër në Maqedoninë e Veriut.