Greqia është tronditur sërish mesditën e së dielës nga një tjetër tërmet i fuqishëm.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar lëkundjet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter, u regjistruan 137 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.

Bëhet me dije se thellësia e tërmetit ishte 5 km dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Atikës.

Deri tani nuk ka të dhëna për dëme apo të lënduar nga tërmeti.