Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën detare pranë Kefalonisë , 36 kilometra në jugperëndim të Lixourit.

Thellësia fokale u vlerësua në 8.8 kilometra.

Tërmeti 5.4 Rihter ndodhi mes Zakinthos dhe Kefalonisë në orën 10:36 të mëngjesit të së enjtes.

“Pavarësisht se është ndjerë fort në Peloponez dhe në Greqinë perëndimore, ne nuk kemi problem. Është një zonë që krijon tërmete dhe është larg zonës së banimit. Vlerësojmë se i përket sizmicitetit aktual”, tha për ERT Efthymios Lekkas .