Një tjetër tërmet ka goditur pasditen e sotme Greqinë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, në Korçë dhe Berat.

Epiqendra e lëkundjeve me magnitudë 4.3 të shkallës rihter ka qenë Florina, ndërsa tërmeti ka pasur një thellësi prej 2 km.