Tjetër tërmet i fortë është regjistruar në Greqi. Këtë radhë tërmeti me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ndodhi pak pas orës 2 të mëngjesit të së dielës, në zonën detare pranë Karpathos.
Sipas Institutit Gjeodinamik , lëkundjet u regjistruan 28 kilometra në jug të Karpathos, ndërsa thellësia fokale ishte 6.1 kilometra.
Për momentin nuk ka raportime për dëme.