Pas stuhisë me të cilën u pasua eliminimi i Italisë në Botëror, për presidentin e Federates italiane që dha dorëheqjen, Carlo Tavecchio pritet një tjetër 'tërmet'.

Mediat italiane shkruajnë sot se mbi të rëndon një akuzë për ngacmim seksual, nga një grua, pjesë e ekzekutivit sportiv, e cila ka qënë nën trysninë e ish presidentit.

Gruaja tha se në një rast, pasi hyri në zyrën e Tavecchio për të diskutuar për punën, ish-presidenti tentoi ta prekte atë. Dhe ashtu si ka treguar ajo, e vënë përballë kundërshtimit të saj, ai mbylli perdet që të mos e shihnin nga jashtë.

Duket se ky nuk është një episod i izoluar, pasi gruaja që ka bërë akuzat ka thënë se ato kanë qënë të përsëritura.

Për këtë ka edhe një denoncim në Prokurorinë e Republikës së Romës. "Unë gjithashtu pësova dhunë morale dhe psikologjike", tha gruaja, duke pretenduar se ajo ka regjistrime audio dhe video, që "kryqezojnë" ish presidentin.