Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë i shkallës rihter, ka goditur mbrëmë banorët e qytetit të Ohrit dhe Resnjës në Maqedoni. Sipas Observatorit Seizmologjik në Shkup, tërmeti ndodhi rreth orës 21.00.
“Sipas të dhënave, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe periferi me fuqi prej 4 shkallë sipas shkallës makroseizmike evropiane”, informuan nga Observatorit seizmologjik.
Ky është tërmeti i radhës që godet këtë rajon gjatë ditëve të fundit, ku janë regjistruar disa tërmete./INA