Pas lëkundjeve 2.4 ballë që u ndjenë rreth orës 10:30 të paradites së sotme në zonën e Himarës, një tjetër tërmet ka goditur vendin tonë.
Lëkundje të tokës janë ndjerë rreth orës 15:46 në Fier, Lushnjë, Tiranë, dhe zonat përreth.
Mësohet se epiqendra e tërmetit 3.5 i shkallës rihter ka qenë 4 km larg Lushnjës.
Sipas Agjencisë Europiane për tërmetet, thellësia ka qenë 12km, dhe llogaritet të ketë qenë 41 km larg Tiranës, dhe 29 km larg Fierit.





