Një tjetër goditje tërmeti është regjistruar në orët e vona të natës në vendin tonë, konkretisht në zonën e Elbasanit.

Sipas të dhënave të IGJEUM-it, goditja është shënuar në orën 01:33, me epiqendër 6 kilometër në perëndim të Elbasanit.

Tërmeti ishte i shkallës 2.5 ballë, në një thellësi 11 km. Nuk ka raportime për dëme materiale.