Greqia është goditur përsëri ditën e sotme nga tërmeti. Mësohet se tërmeti prej 3.5 ballë të shkallës Rihter është shënuar në orën 16:31 afër Magoula Attica.

Epiqendra e tërmetit është vendosur 5 km në veri të Magoula ose 23 km në veri-perëndim të Athinës dhe thellësia e tij ishte 9.6 km.

Deri më tani, sipas autoriteteve helene, nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Ditët e fundit në Greqi janë shënuar disa lëkundje tërmetit, të cilat kanë arritur deri në 5.3 ballë, gjë e cila ka ngjallur panik te qytetarët.