Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike ka thyer vendimin dhe ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Mësohet se Korab Lita ka pranuar mandatin e deputetit duke u bërë kështu anëtari i 100-të i Parlamentit.

Lita ndodhet i 21-ti në listën e kandidatëve dhe do të zëvendësojë Dashamir Shehin. Ai ka qenë dy herë zv.kryetari i Bashkisë Kamëz, numri dy i Xhelal Mëziut.