Pas vdekjes tragjike të të riut shqiptar 2 ditë më parë në Olimp, një 55-vjeçar ka humbur jetën teksa ngjitej në mal.
Mediat greke raportojnë se 55-vjeçari ishte duke u ngjitur në mal së bashku me mikun e tij. Pas njoftimit të këtij të fundit se shoku i tij ishte plagosur rëndë nga rrëzimi, ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje.
Por për fat të keq ishte tepër vonë për 55-vjeçarin, i cili u nda nga jeta si pasojë e plagëve të marra. Po ashtu edhe miku i tij u gjet nga zjarrfikësit me lëndime e shembje.
Tragjik ishte fati i të riut shqiptar nga Korça dy ditë më parë, i cili humbi jetën në përpjekje për të ndjekur pasionin e tij. Ilia Dhimitri ndërroi jetë pasi ra nga një lartësi prej 200 metrash, duke përfunduan në humnerë.