OKLAHOMA- Trupat e pajetë të katër grave u gjetën sot në një apartament në Oklahoma të SHBA-së.
Sipas policisë, gratë janë qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që mbeten ende të paqarta arsyet dhe autorët e krimit.
Sipas mediave amerikane, policia mbërriti në vendin e ngjarjes, pas telefonatës së një personi që kishte zbuluar trupat e pajetë.
Policia gjeti në apartamentin e krimit edhe një fëmijë 4-vjeçar, i cili fatmirësisht nuk kishte asnjë plagë në trup.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.