Durrës, 22 qershor 2014 – Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare. Atletja durrsake u rendit e para në garën e 800 metrave në kampionatin europian ekipor Liga 3 që po zhvillohet në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, por më i rëndësishëm është fakti se koha 2.01.04 shënon një rekord të ri kombëtar, që mbahej po nga Gega.
Në mars 2013, 25-vjecarja e kishte ndalur kronometrin në 2.01.96. Pritshmëritë janë të larta edhe në garën e 1500 metrave, ku atletja shqiptare është një nga pretendentet kryesore për ta kaluar e para finishin. Sa u perket meshkujve, rezultatin më të mirë që e nderon edhe Shqipërinë e arriti Izmir Smajlaj në kërcim së gjati. Atleti shkodran u rendit i dyte pasi u hodh 7 metra e 62 centimetra, ndërkohë që vendimi i parë kishte kërcuar 4 cemtimetra më shumë. Në disiplinat e tjera atletët shqiptare arritën rezultate modeste.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





