Këtë të enjte është parashikuar që të zhvillohet një tjetër tubim para Bashkisë së Tiranës. Protesta do të nisë nga ora 11:00 përpara godinës së bashkisë.

Ndërkohë policia njofton se do të ketë bllokime të pjesshme të disa segmenteve në varësi të lëvizjes së protestuesve.

“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”, njoftoi policia.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe