Një tjetër variant i ri i COVID-19 është zbuluar në Britaninë e Madhe. Sekretari për Shëndetësinë, Matt Hancock ka deklaruar se dy kontaktet ku është zbuluar ky variant kanë qenë udhëtarë nga Afrika e Jugut.
“Ky virus është akoma më i transmetueshëm dhe duket se ka mutacion më tej sesa virusi i ri.”– tha Hancock.
Menjëherë Britania e Madhe po karantinon rastet me COVID-19 nga Afrika e Jugut dhe po vendos edhe kufizime udhëtimi me shtetin në fjalë nga thuhet se po vjen varianti i ri.
Britania e Madhe tashmë ka zbuluar dy variante të reja të COVID-19, që kanë alarmuar gjithë botën.