KSAMIL- Një zjarr raportohet se ka rënë pasditen e sotme në Ksamil.

Raportohet se flakët janë pranë një resorti.

Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për izolimin e zjarrit. 

Disa vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në vend.

Më e fundit u raportua në Sarandë në fshatin Çukë.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar gjithashtu përhapjen e flakëve.