Greqia nuk gjen qetësi nga zjarret. Sot mediat vendase raportojnë se ka shpërthyer një tjetër vatër zjarri pranë parkut arkeologjik të Monte Smith, që cilësohet ‘Akropolili i Rodosit’.
Era e fortë e favorizoi përhapjen me shpejtësi të flakëve. Qendra e qytetit është mbuluar nga tymi.
Ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë prej tre ditësh vijon situata apokaliptike në periferi të Athinës.
Deri më tani raportohet për rreth 80 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Shumë i madh është edhe numri i personave të zhdukur.