Ngjarje të rënda janë shënuar në bregdetin shqiptar gjatë këtyre ditëve të nxehta vere. Një 16-vjeçare është mbytur në plazhin e Ksamilit mesditën e sotme, përballë ‘3 ishujve’, duke thelluar kështu bilancin e personave që kanë humbur jetën në det gjatë këtij sezoni.
Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur, por dyshohet se ajo është turiste ruse. Forcat e policisë kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.
Vetëm një ditë më parë në plazhin e Velipojës u mbyt një 35-vjeçar nga Kosova, i cili hyri në det për të shpëtuar bashkëshorten.
Ndërsa javën e kaluar në bregdetin e Vlorës u mbytën brenda një ditë 4 persona.





