Një viktimë tjetër është shënuar nga Covid-19 në vendin tonë.
Mësohet se ka humbur jetën një 62-vjeçar nga Tirana, i shtruar në spitalin Infektiv.
“Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. Një 62 vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.”, tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik në një dalje për mediat.





