Greqia është tronditur ditën e djeshme nga dy vrasje mafioze. Në njërën, viktimë mbeti një shqiptar 34-vjeçar, e tjetri është boksieri Tassos Berdesis.
Ngjarja ka ndodhur në Vari, në jug të Athinës.
Ish-boksieriu qëllua me të paktën 10 plumba në sediljen e parë të pasagjerit ku po qëndronte.
Plagët ishin të rënda aq sa i riu humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Pista kryesore që po hetohet është ajo e larjes së hesapeve. I riu po shkonte në palestër në momentin kur ndodhi ngjarja.
Tassos Berdesis ishte bërë i njohur gjerësisht përmes pjesëmarrjes së tij në reality show “Survival of Open”, nga i cili, në fakt, ai kishte dalë si fitues , ndërsa në të kaluarën ai kishte një lidhje me Star Hellas 2008, Dionysia Koukiou .
Informacionet e para tregojnë që ish-boksieri 39-vjeçar të jetë i lidhur me botën e krimit, ndërsa në vitin 2008 ai u dënua në Patras. Ai për një kohë jetoi në arrati por më pas u prangos dhe vuajti dënimin. Ndërkohë për vrasjen e tij ka nisur një hetim nga autoritet vendase.
Kujtojmë se vetëm pak orë para këtij ekzekutimi, krimi eliminoi një tjetër 34-vjeçar. Bëhet fjalë për Aris Papas i cili ishte me të shkuar kriminale dhe i përfshirë në bandat e mafies shqiptare.





