Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka marrë disa goditje me thikë. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të enjtes në rrugën ‘Bego Hoxha’ në Kombinat, ndërsa viktima është Holti Hajdari, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital.

Vrasja dyshohet se ndodhi pas një konflikti. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin. Ai është M.S., 25 vjeç dhe është shpallur në kërkim. Autoritetet njoftojnë se po punohet intensivisht për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë: 

Dëmton me mjet prerës në trup 30-vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :
– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.
Po punohet intesivisht për kapjen e tij.

*Kjo është ngjarja e dytë që ndodh në kryeqytet brenda pak orëve, pasi po mbrëmjen e djeshme një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta. Ngjarja ndodhi në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj, të cilët janë shurdhmemecë. Vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën.