Një tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka dalë në dritë në qytetin e Durrësit. Gjatë gërmimeve që janë bërë në lagjen 11 të qytetit, janë zbuluar rrënoja që i përkasin shekullit të pestë. Faza e dytë e ekspeditës arkeologjike që drejtohet nga arkeologia Brikena Shkodra ka zbuluar ekzistencën e një vendi të shtruar me mermer të shtrenjtë për kohën, dhe mure anësore prej tulle e llaçi, vend i cili tashmë mendohet se mund të ketë pasur funksionin e pishinës apo fontanës. Arkeologia Brikena Shkodra shprehet se vendi ku është kryer ky zbulim ka funksinuar në Antikitetin e vonë si pallat perandorak dhe është me rëndësi të madhe zbulimi i funksionit të këtij vendi të veçantë.
Vitin e kaluar ekspedita arkeologjike është zhvilluar në të njëjtën zonë, në lagjen 11 dhe tashmë kërkimet janë shtrirë sipas drejtimit të jugut dhe perëndimit të qytetit të vjetër. Në të njëjtën zonë, që karakterizohet nga banesa të vjetra dhe pothuajse të rrënuara, pritet të vazhdojnë gërmime të tjera
Ndjekim prononcimin e arkeologes:
K.H.





