Prokuroria e Posaçme ka ankimuar në apelin e GJKKO-s dënimin me dy vite burg për ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj. Ky i fundit u dënua për vepren penale të shpërdorimit të detyrës dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 1.4 vite burg. Por ky dënim dukët se nuk e ka kenaqur Spak ku ka kërkuar në apël që Frrokaj të dënohet me 4 vite burg.

Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish zyrtarë të tjerë e gjithashtu gjykata vendosi konfiskimin e mbi 66 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun”. Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së Hedhun, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara.

Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj ne gjendjen e mëparshme, pra në tokë shtet, por Kadastra  nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve. Kujtojmë se vetëm disa javë më parë Fran Frrokaj u lirua nga qelia pasi përfitoi nga amnistia.