Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të dënojë me 2 vite burg, të konvertuar në 16 muaj, ish-kryerarin e bashksë Lezhë, Fran Frrokaj.

Kujtojmë se ndaj Frrokajt rëndoi akuza për tjetërsimin e një prone pranë Ranës së Hedhun.

Gjithashtu, GjKKO i ka dhënë dhe një dënim plotësues, mosushtrimin e funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.