Me mbi 1 milion ndjekës në Instagram, moderatorja Luana Vjollca me siguri nuk ka mundësi që të lexojë çdo koment të fansave të saj. Ka nga ata që e adhurojnë moderatoren e njohur, por ka dhe nga ata që herë pas here e kritikojnë.
Njëri prej tyre ka marrë përgjigje nga vetë Luana. Në një foto të publikuar në Instagram, një ndjekës i ka shkruar “S’ka photoshop që ta heq puçrrën tek hunda”. Po ashtu edhe një tjetër i thotë se i ka dalë një 'bunker' në hundë.
Luana me qetësi dhe pa e ofenduar i ka treguar se është nishan. Në fakt moderatorja e njohur që prej shfaqjes së saj të parë në ekran i ka rënë gjithmonë në sy nishani në hundë.





