Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike pas dëshmisë së Xhisiela Malokut. Deputetja e PD-së Albana Vokshi e quan një tmerr dhe thotë se dhe me urdhër mbrojtje viktima dhunohet. Ajo bën thirrje për të ngritur zërin.

“Tmerr!! Në ç’vend jetojmë kur viktima, edhe në urdhër mbrojtje, vazhdon të dhunohet. Madje e detyrojnë të fajësojë veten, sepse kriminelët e vërtetë mbrohen nga Rama. Ndihma që mund t’i japim secili, është të ngremë zërin ne për të”, deklaron Vokshi.