Një Boeing 737-800 që mbante zëvendësin e kandidatit republikan për president Donald Trump, JD Vance, pësoi një defekt në ajër dhe bëri një ulje emergjente në Wisconsin të shtunën.

Pas fushatës në Milwaukee të shtunën në mëngjes, Vance hipi në avion – një avion charter i quajtur “Trump Force Two” – dhe u nis për në shtetin e Ohajos. Megjithatë, brenda pak minutash pas nisjes, piloti shpalli gjendjen emergjente dhe u kthye në Wisconsin, ku avioni u inspektua nga ekuipazhi tokësor dhe zjarrfikësit.

“Piloti këshilloi se kishte një mosfunksionim me derën. Sapo çështja u zgjidh, avioni u kthye në rrugën e planifikuar fillimisht të fluturimit për në Cincinnati, ” tha zëdhënësi i Vance, Taylor Van Kirk, në një deklaratë. Defekti vonoi fluturimin me rreth një orë.

Në fillim të këtij muaji, ‘Trump Force One’, një Boeing 757-200 në pronësi të kompanisë së ish-presidentit, u devijua rrugës për në një tubim në Montana për shkak të një problemi mekanik. Avioni po shkonte për në Bozeman, ku Trump po mbante një tubim fushate dhe bëri një ulje emergjente në Billings.

Ulja emergjente e Vance është e fundit në një seri incidentesh sigurie që kanë pllakosur aeroplanët Boeing. Pesë vjet pasi një sistem jofunksional i stabilitetit rrëzoi dy avionë 737 MAX 8, duke vrarë 346 njerëz, shpërthimi në ajër i panelit të dyerve 737 MAX 9 e tërhoqi emrin e kompanisë përsëri në titujt kryesorë në janar.