Grabitës të maskuar kanë hyrë gjatë natës në banesën e një kambisti të cilin e kanë dhunuar dhe grabitur një shumë të konsiderueshme të hollash.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në Delvinë, në banesën e 70-vjeçarit Muslim Osmani.
Mësohet se autorët kanë lidhur të moshuarin dhe e kanë dhunuar, ndërsa vajza e tij e ardhur këto ditë nga Korça në Delvinë, është hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar grabitësve.
Babë e bijë kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.





