Një furgon goditi katër persona në një koncert holandez në orët e para të së hënës duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë, disa orë pasi kishte interpretuar artisti Bruno Mars.
Policia tha se mjeti ishte i tipit autobus i vogël ngjyrë të bardhë, që u largua nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim.
Incidenti ndodhi në koncertin “PinkPop”, një festival popullor që mbahet në provincën Limburg në jug të Holandës.
Sipas medieve në vend, raportohet se në vendin e ngjarjes shkuan një helikopter, ambulanca dhe një prani e madhe policore.