Një burrë ka rënë nga kati i 7-të i pallatit dhe ka vdekur në vend.

Ngjarja ka shokuar banorët dhe kalimtarët e rastësishëm, të cilët kanë dëshmuar se ai e kishte kokën e lidhur.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe një grup hetimor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.02.2022, në Kamzë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasi N. Sh., 70 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.