KORÇË, 7 janar 2014 – Një ngjarje tronditëse me katër viktima ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjonomadh të Korçës. Per motive xhelozie jane shuar dy çifte bashkëshortësh.  Bashkim Latollari ka vrarë me armë zjarri dajën dhe nusen e tij, Rexhep dhe Valentina Metollari dhe më pas ka shkuar në banesën e kushëririt Belimon Meçollari dhe ka vrarë edhe këtë të fundit bashkë me bashkëshorten Danjela Meçollari në sy të dy fëmijëve të mitur 4 dhe 6 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka motive xhelozie. Sipas policisë autori i ngjarjes dyshohet të ketë pasur një lidhje intime me Danjela Meçollarin. Policia vërteton se të dy çiftet janë vrarë në banesat e tyre dhe më pas janë tërhequr dhe janë hedhur në anë të rrugës. Pasi ka kryer vrasjet autori Bashkim Latollari është dorëzuar te kryeplaku i fshatit dhe ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë.